Telegrafi

Vazhdon lufta e skuadrave angleze për Koulibaly

Chelsea dhe Evertoni janë të lidhura me një transferim të Kalidou Koulibaly, me qendër mbrojtësin që dëshiron largimin nga Napoli.

Agjenti i lojtarit ka konfirmuar se ai dëshiron largimin nga Napoli në këtë afat kalimtar, pasi ende nuk është arritur një marrëveshje me klubin italian për vazhdimin e kontratës.

“Isha në Dimaro të shtunën dhe diskutuam për renovimin e kontratës. Megjithatë, ne nuk jemi afër arritjes së një marrëveshje. Dëshira e lojtarit është që të largohet, jo të rinovojë”, ka thënë agjenti i tij, Bruno Satin për Radio CRC.

Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Gjithashtu interesim për shërbimet e tij ka shprehur edhe Arsenali, por Napoli kërkon 45 milionë euro për shërbimet e Koulibalyt.