Interi ka shfaqur interesim për yllin e Paris Saint-Germainin, Javier Pastore.
Argjentinasi mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbyese me Joao Marion.
Interi ka bërë një fillim të mirë të sezonit, edhe pse ende me masa ndaluese nga rregullat financiare të FIFA-s, por ata do të lejohen të shpenzojnë gjatë janarit.
Por, argjentinasi nuk është lojtari i vetëm që zikaltrit po e ndjekin, në radarin e klubit nga Milanos është edhe Ramires.
Braziliani pritet të huazohet nga klubi kinez, Jiangsu Suning, i cili është në pronësi të Suning Group (pronarët e Interit).
Sipas Corriere dello Sport, Walter Sabatini dhe Piero Ausilio janë të ‘çmendur’ pas Pastores.
Kjo pasi ata besojnë se lojtari do të përshtatej në mënyrë perfekte në idetë e Luciano Spallettit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MTji4QZp76Q