Duket se Arsenali e ka seriozisht për Kingsley Coman.
Ylli i Juventusit, i huazuar te Bayern Munichu tashmë e një kohë është duke u monitoruar nga klubi anglez, të cilët me të përfunduar sezoni do lëvizin edhe zyrtarisht drejt francezit.
Gjithsesi topi është te këmbët e klubit gjerman, pasi ata e kanë huazuar me të drejt blerje.
Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Manchester City dhe çmimi i tij është rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/