Telegrafi

Vazhdon festa te Barcelona, Neymari imiton Messin te festimi me fanellë (Foto)

Getty Images

Barcelona fitoi ndaj Real Madridit me rezultat 2-3, por në këtë ndeshje nuk luajti Neymar.

Braziliani ishte i skualifikuar, por kjo nuk doli të jetë problem për klubin katalunas.

Menjëherë Barcelona ka filluar stërvitjen për ndeshjen e ardhshme ndaj Osasunës dhe normalisht që Neymar ishte i pranishëm.

Ai ka publikuar fotografi në Twitter së bashku me Luis Suarezin dhe Lionel Messin, teksa Neymar ka imituar festimin e yllit argjentinas te goli i fitores.

Neymar ka shënuan nëntë gola këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/