„Burrë-shtetasit e vërtetë nuk u kërcënohen qytetarëve” është motoja nën të cilën protestohet sonte, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Demonstruesit kërkojnë që edhe ata të përfshihen në negociatat për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.
„Së bashku parandaluam faljen e kriminelëve, së bashku parandaluam edhe një palë zgjedhje të falsifikuara! Shokët tanë janë në liri! Vazhdojmë, përfshihemi në zgjedhjen e krizë!“ – kanë porositur nga “Revolucioni laraman para PSP.
Nga PSP ata vazhduan rrugëtimin drejt Kuvendit të Maqedonisë.
Para se të arrijnë tek Kuvendi “Revolucioni Laraman” e ngjyrosën fasadën e Ministrisë së drejtësisë, por kësaj radhe me gyp uji.
Akti i ngjyrosjes është përcjellë me ovacionet: „Poshtë diktatura“, „Shutka nuk të ik Nikola“.
Në ndërkohë është ndaluar furgoni i “Revolucionit Laraman”, ndërsa shihet një parapërgatitje e madhe e forcave policore për mbrojtje të monumentit të Prometheut.
Demonstruesit para pak çastesh kanë arritur para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ku filluan edhe fjalimet e rregullta dhe bënë të ditur se furgoni i cili e paraprin “Revolucionin Laraman” është ndaluar në bulevardin “Koço Racin” ku drejtuesit e furgonit janë legjitimuar nga policia. Deputetja Lidija Dimova ka refuzuar ta hap furgonin për kontroll ndërsa kur policët kanë parë turmën e protestuesve duke u afruar kanë heq dorë nga kontrolli i mëtejmë.
Aktivisti Zamir Mehmeti ka deklaruar: ”Kjo është një dëshmi se as Çavkov e askush tjetër nuk na mundet gjë deri sa jemi të bashkuar, pas përpjekjes së sotme të policisë për kontroll të furgonit i cili u pengua nga demonstruesit.
Për momentin kolona e protestuesve është duke lëvizur në drejtim të bulevardit “Koço Racin” ku gjendet ndërtesa e Gruevskit. “Dil, populli të kërkon” e porositën liderin e OBRM-PDUKM, protestuesit e “Revolucionit Laraman”./Telegrafi/
20:45 Pasi që protestuan para ndërtesës ku jeton lideri i OBRM-PDUKM, Niola Gruevski, demonstruesit janë kthyer para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.