Telegrafi

Vazhdon dhuna në Turqi, sulmohet gjyqtari (Video)

Avantazhi 4-0 i Fenerbahçes në fushën e vështirë të Trabzonsporit ka zgjatur deri në minutën e 90-të, kur gjyqtari i takimit ka vendosur ndërprerjen e sfidës.

Trabzonspori njihet për tifozët e zjarrtë dhe të çmendur, ndaj dhe këta të fundit janë bërë protagonistë në një incident të shëmtuar.

Pak minuta para fërshëllimës së fundit, tifozët e vendasve kanë sulmuar gjyqtarin anësor dua shkarkuar ndaj tij të gjitha nervat për humbjen e Trabzonit, transmeton Sportal.al.

Gjyqtari kryesor ka ndaluar menjëherë vazhdimin e ndeshjes të cilën dhuna e ka mbyllur para kohe. Në ditët në vijim do të vendoset për fatin e sfidës, ndërsa Trabzonin e pret një dënim i madh.