Telegrafi

Vazhdon debati në KQZ- Daka, përfaqësuesit të LVV-së: Je tu na maltretu, nuk po ta lejoj fjalën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke mbajtur mbledhje nën tension.

Sërisëh kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka është përplasur me anëtarin e LVV-së në KQZ, Alim Rama.

Rama i është drejtuar Dakës se po vazhdon me thy ligjin.

“Kryesuese është dashur me respektua rregulloren e punës. Nuk po i thirr mbledhjet sipas rregullores”, i është drejtuar Rama, Dakës.

Lexo po ashtu Përplasje në KQZ, Kurteshi i thotë Dakës: E keni monopolizuar KQZ-në

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i është përgjigjur duke i thënë Ramës “je tu na maltretu për çështje që s’janë në rend dite. Përmbaju rendit të ditës për të cilin e ki votu edhe ti”.

Pastaj Rama ka kërkuar nga Daka që t’ia lejoj fjalën. “Kryesuese të lutëm, lejoma fjalën”, tha Rama.

Daka i është drejtuar me “Spo ta lejoj fjalën. Unë e thyej ligjin sipas teje”.

Mbledhja e KQZ ka përfunduar. /Telegrafi/