Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke mbajtur mbledhje nën tension.
Sërisëh kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka është përplasur me anëtarin e LVV-së në KQZ, Alim Rama.
Rama i është drejtuar Dakës se po vazhdon me thy ligjin.
“Kryesuese është dashur me respektua rregulloren e punës. Nuk po i thirr mbledhjet sipas rregullores”, i është drejtuar Rama, Dakës.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i është përgjigjur duke i thënë Ramës “je tu na maltretu për çështje që s’janë në rend dite. Përmbaju rendit të ditës për të cilin e ki votu edhe ti”.
Pastaj Rama ka kërkuar nga Daka që t’ia lejoj fjalën. “Kryesuese të lutëm, lejoma fjalën”, tha Rama.
Daka i është drejtuar me “Spo ta lejoj fjalën. Unë e thyej ligjin sipas teje”.
Mbledhja e KQZ ka përfunduar. /Telegrafi/