Një tjetër përplase me debate ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Xhulit dhe Stresit.
Dyshja që po vazhdojnë të jenë rival, kanë debatuar sërish duke risjellur diskutimet e mëparshme me njëri-tjetrin.
Gjatë diskutimit, Stresi ka thënë se ai nuk mund të shikoj Xhulin njëjtë pas momenteve intime që ajo ka kaluar me ish-banorin, Atdhe Xharavina brenda shtëpisë së famshme.
“Ky është kodi i vëllezërve që kur më thotë shikomë sa e bukur jam, unë nuk mund ta shikoj sepse e ka kafshuar shoku im, unë ty t’i kam nxjerr tetë fytyra”, iu ka drejtua Stresi-Xhulit.
Në anën tjetër, Xhuli ia ka numëruar Stresi premtimet që ai ka bërë rreth disa situatave në BBVK, ku ai ka thënë që nëse ndodhin do të largohej nga shtëpia e famshme.
“Ti e ke thyer premtimin që ia ke dhënë Atdheut, ke thënë nuk vishem me fustan dhe e ke bërë, pastaj ke thënë që kur del Geti do të dal edhe unë pas tij, ku është Geti e ku je ti, tjetra ke thënë që kur të marr mesazh prej Kejsit do të dal, e more mesazhin akoma je këtu, çfarë je ka bënë ende këtu”, i është kundërvënë Xhuli.
Theksojmë që në debatet mes Xhulit dhe Stresit nuk kanë qëndruar indiferent as banorët e tjerë që herë pas here kanë dhënë mendimin e tyre për raportet e acaruara të dyshes. /Telegrafi/