Site icon Telegrafi

Vazhdon bllokimi i vendkalimit kufitar Maqedoni – Greqi në Evzoni

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimri, nëpër rrugë të lagështa. Borë e lehtë bie në Kodrën e Diellit. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 50 deri 100 metra ka në kasin rrugor Shkup-Tetovë dhe Tetovë-Gostivar dhe prej 100 deri 150 metra në akset rrugore rreth Manastirit dhe Prilepit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM njofton se për shkak të grevës së bujqve grekë vendkalimi Evzoni edhe sot do të jetë i mbyllur për qarkullim në të dy drejtimet. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

Mjegulla në Luginën e Shkupit tani për tani nuk ndikon në zhvillimin e qarkullimit ajrot dhe janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterimet e paralajmëruara, njoftohet në webfaqen e aeroportit të Shkupit. /Telegrafi/

Exit mobile version