Telegrafi

Vazhdon bllokimi i vendkalimeve kufitare drejt Greqisë

Vendkalimet kufitare me Greqinë, ”Mexhitlia” dhe ”Dojrani” edhe sot do të jenë të mbyllura për automjetet, për shkak të grevës së doganierëve grek, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, në vendkalimin ”Bogorodica” komunikacioni për hyrje dhe dalje në Greqi është duke u zhvilluar me ndërprerje, pra në çdo dy orë lirohet kalimi për 15 minuta dhe mbyllet sërish.

MPB-ja e Maqedonisë ka marrë njoftim nga pala greke se është i lejuar kalimi i kufirit vetëm pa vetura, ndërkaq greva ka filluar mbrëmë dhe udhëhiqet nga Federata e doganierëve të Greqisë./Telegrafi/