Telegrafi

Vazhdon beteja për Bakhmutin, pamje që tregojnë se në këtë qytet vazhdimisht shpërthejnë bomba të ndryshme

Bakhmut është shndërruar në “qytet fantazmë”, për faktin se për më shumë se 10 muaj, vazhdimisht po hidhen bomba të llojeve të ndryshme.

Beteja për këtë qytet ukrainas në lindje të vendit po vazhdon, ku të dyja palët pretendojnë të marrin nën kontroll, transmeton Telegrafi.

Megjithatë deri më tani asnjëra palë nuk e ka plotësisht nën kontroll qytetin, pasi secila kontrollojnë pjesë të caktuara.

E nga luftimet e ashpra që po cilësohen si më të përgjakshmet në luftën e Ukrainës, në këtë qytet nuk ka mbetur as edhe një objekt pa u shkatërruar nga bombat që vazhdimisht bien.

Pamjet amatore shfaqin momentin, kur bombat bien me shpejtësi të madhe nga lart dhe godasin ndërtesat pjesërisht të rrënuara.

Madje në një moment shihet një civil pranë një objekti, i cili më pas “zhduket” kur bomba e godet dhe e shkatërron plotësisht objektin. /Telegrafi/