Telegrafi

Vazhdojnë tensionet në shtëpinë e Big Brother – këtë herë mes Eglës dhe Ledjonës

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 po vazhdojnë tensionet ndërmjet banorëve.

Pas një situate në ditën e sotme (e enjte) mes Eglës dhe Rike Roçit, debatet nuk janë ndalur.

Kësaj radhe, një i tillë nuk ka munguar edhe mes aktores shqiptare me gazetaren Ledjona Xheladinaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtat kanë ofenduar vazhdimisht njëra-tjetrën, e madje edhe duke ironizuar.

Lexo po ashtu Gati kaloi në konfrontim fizik - vjen 'zarf i zi' në Big Brother pas sherrit të Rikes dhe Eglës

Në një moment, Ledjona ia bllokoi rrugën dhe më pas Egla ia vendosi dorën para fytyrës.

Të shpeshta janë bërë këto ngjarje në shtëpi, ku edhe në disa raste janë detyruar që të marrin masa.

Një ‘zarf i zi’ ka mbërritur së fundmi në shtëpi dhe do të hapet gjatë spektaklit të së shtunës. /Telegrafi/