Lojtarët e Kosovës kanë vazhduar sot (e martë) me stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para kualifikuese për ‘Euro 2024’.
Për dallim nga dita e djeshme kur në stërvitje ishin të pranishëm vetëm 11 futbollistë, kësaj radhe ishin në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar.
Kështu, përzgjedhësi Alain Giresse i shpalosi pikëpamjet e tij dhe skemat e lojës për ndeshjen e parë kundër Izraelit.
Dëshira për ta nisur mbarë këtë cikël kualifikues është te secili prej futbollistëve dhe anëtarëve tjerë të ekipit përfaqësues.
Ata nuk mund ta fshehin entuziazmin e tyre për të përfaqësuar me dinjitet kombin e tyre në fushën e gjelbër dhe për t’i bërë krenarë tifozët dardanë.