Telegrafi

Vazhdojnë shkrimet e mediave të rajonit për bukuroshet shqiptare, radha është për Eva Muratin (Foto)

Eva Murati është gazetare sportive dhe prezantuese televizive, studente e drejtësisë, aktore dhe fotomodele nga Tirana.

Shqiptarja e bukur ka lindur më 25 maj 1995, ndërsa krahas gjuhës shqipe, flet edhe anglisht, italisht dhe spanjisht – njofton klix.ba.

Prezantuesja ka tërhequr vëmendjen e mediave të rajonit (Instagram)

Punën e prezantueses, Eva e bën kryesisht në kuadër të emisioneve sportive, siç janë ato që i kushtohen Ligës së Kampionëve, ndërsa ka qenë fytyra reklamuese e shumë brendeve të njohura në Shqipëri, si La Blanche Lingerie e Eagle Mobile.

Lexo po ashtu Itali-Shqipëri, kush e fiton sfidën e prezantueseve sportive? (Foto)

Ajo ka luajtur edhe nëpër filma, ndërsa është shfaqur edhe në teatro, sië dhe është angazhuar në fushën e muzikës.

Eva është e suksesshme në shumë fusha (Instagram)

Natyrisht që Eva i ka zbukuruar edhe ballinat e revistave të njohura, ndërsa studion në Fakultetin e Juridikut në Tiranë.

Gjatë verës, ajo pushon në plazhet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe të Kroacisë – vazhdon shkrimi. Më poshtë jua sjellim fotografitë e Evës që i ka zgjedhur portali boshnjak. /Telegrafi/