Site icon Telegrafi

Vazhdojnë problemet e Sheen, përfundon në spital

Aktori i njohur, Charlie Sheen, është transportuar në spital me autoambulancë, pasi ishte ankuar për shqetësime shëndetësore.

49-vjeçari kishte kërkuar ndihmë mjekësore në orët e vona të ditës së hënë dhe ndihma e shpejtë e ka transportuar nga shtëpia e tij në spitalin më të afërt në Los Angeles.

Ekzaminimet mjekësore kanë treguar se shkaku i ankesave të tij ishte helmimi me ushqim. Së paku ky është njoftimi zyrtar i përfaqësuesve të tij.

Ai ka qëndruar rreth dy orë në spital dhe është lëshuar të shërohet në shtëpi.

“Shkoi në spital vetëm që të jemi të sigurt. E kanë kontrolluar e kanë hidratuar dhe e kanë dërguar në shtëpi”, ka thënë zëdhënësi i aktorit. /Telegrafi/

Exit mobile version