Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, këtë kohë ka qenë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.
Kjo për shkak të ndarjes nga partneri i saj, reperi Sin Boy, me të cilin ka qenë në lidhje për shumë vite.
Në një intervistë të fundit, artistja nga Istogu theksoi se së fundmi ka qenë një lidhje toksike dhe se distanca ishte një tjetër arsye e ndarjes.
Sido që të jetë, ajo tani po shijon jetën pas ndarjes nga partneri duke qenë se ndodhet në pushime.
Ajo po kalon një kohë të mirë në Zanzibar të Tanzanisë, ku edhe ka sjell disa fotografi.
Krijuesja e hitit “Bad Rosita” u shfaq e mrekullueshme në bikinit ngjyrë të gjelbër.
E po ashtu ajo ka treguar edhe pamjen tërësisht natyrale, pa filtra e pa grim.
“Nëse të them të dua, të them se është gënjeshtër”, shtoi në përshkrim këngëtarja. /Telegrafi/