Site icon Telegrafi

Vazhdojnë plaçkitjet ndaj lojtarëve – hajdutët tmerrojnë Otamendin dhe familjen e tij

Po vazhdon sulmi ndaj lojtarëve të ndryshëm në Evropë nga hajdutët, ndërsa tani kanë arritur të tronditin edhe familjen e një lojtari.

Te Benfica vazhdojnë të jenë të tronditur nga ngjarja e rëndë që i ndodhi një prej lojtarëve të saj më të njohur, Nicolas Otamendi, pas ndeshjes të së dielës kundër Famalicao.

Qendërmbrojtësi argjentinas ishte viktimë e një sulmi të dhunshëm në shtëpinë e tij, të kryer nga katër individë. Përveçse iu shkaktuar një dëm i madh material, i vlerësuar rreth 300,000 euro, familja e tij përjetoi momente terrori.

Mediat portugeze kanë shpjeguar në detaje atë që ndodhi në banesën e ish-lojtarit të Manchester Cityt.

“Një bandë ka pritur qendërmbrojtësin e Benficas, i cili është prangosur dhe e kanë lidhur me një rrip në qafë, për të për të shmangur çdo reagim”.

Lexo po ashtu Hajdutët në shtëpinë e Vidalit: Synuan Ferrarin, morën Brabusin 400 mijë eurosh, por lanë ‘Panditën’

Kriminelët, të cilët e dinin se Otamendi po kthehej në shtëpi pas ndeshjes së kampionatit, e kanë pritur, e kanë imobilizuar dhe e kanë detyruar të futet në dhomën e tij, ku ndodheshin gruaja dhe djali, të cilët janë tmerruar nga ajo që po i shihnin sytë.

Ata vodhën bizhuteri, ora dhe para në vlerë prej 300,000 euro. Benfica bëri një deklaratë për të qetësuar tifozët dhe për të konfirmuar gjendjen e mirë të lojtarit dhe familjes së tij, pas sulmit.

Lexo po ashtu Hajdutët i kërkuan çelësat e makinës, celularin dhe orën - Gabriel u ofroi vetëm grushte

“Benfica konfirmon se Nico Otamendi ka qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij. Sportisti dhe familja janë mirë, pavarësisht shqetësimit të madh të krijuar nga situate e krijuar”, njoftoi klubi i Lisbonës.

Para pak javësh, një sulm u bë edhe ndaj Arturo Vidalit, që i vodhën një makinë, derisa ndaj Gabrielit të Arsenalit nuk kishin sukses, pasi lojtari i priti me grushte. /Telegrafi/

Exit mobile version