Telegrafi

Nuk ndalet Fero, tani replike direkte BimBimas: Të ringjalla pas 30 viteve

Foto: Fero/BimBima Instagram

Dy rep-artistët e estradës shqiptare, Fero dhe Bim Bimma, gjatë ditës së sotme (e premte) janë ndeshur në një përplasje verbale.

Gjeneza e gjithë kësaj ishte postimi i reperit nga Gjilani, ku kishte ftuar disa emra të njohur të estradës për një ‘betejë hip-hopi’.

Për të mos mjaftuar kjo, Fero kishte vazhduar edhe me deklarata të tjera, ndërsa i ftoi sërish reperët, pasi do të vijë në Kosovë për disa ditë.

Ndërkaq, para disa minutash, në rrjetin social Instagram, krijuesi i hitit “A pe din qysh” ka bërë deklarata të tjera rreth reagimeve të Bim-it.

Lexo po ashtu BimBimma i reagon Feros: Nëse nuk të kalon, një javë ‘fore’ i ke me ardhë në Prishtinë

“Bim Bimma gjatë vitit 2020 ti ke fituar nga karriera jote 16 euro e 16 cent. Ti duhet ta kesh edhe MC Kreshën edhe Lyrical Son edhe ata të tjerë për t’u përballur me mua”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Bim Bimma përmes një postimi i kishte caktuar afat kohor reperit për të ardhur në Kosovë, ndërsa u shpreh se ai do të jetë aty në çdo kohë. /Telegrafi/