Telegrafi

Vazhdojnë përplasja mes Xhulit dhe Mbresës: Të jap para nëse do që të bësh ndërhyrje estetike

(Foto: Screenshot/BBVK)

Përplasjet në mes të Juliana Nurës dhe Mbresës nuk kanë të ndalur spektaklin e të hënës mbrëma.

Mbresa e ka akuzuar Xhulin se kjo nuk ka bërë asgjë konkrete për mbrojtjen e grave, ndërkaq shtoi se ajo e ka mohuar se ka ndërhyrje estetike në fytyrë, pos buzëve.

E kjo e nervozoi modelen, e cila me ironi i tha asaj se nëse do të bëjë ndërhyrje estetike mund ta financojë.

 

“Mund t’i jap paratë nëse do, të financoj nëse do për të bërë ndërhyrje”, ka thënë Juliana, transmeton Klan Kosova.

Lexo po ashtu Nuk i respektoi rregullat, Xhuli dënohet me nominim

Në vijim, opinionisti Olti Curri e ka komentuar krisjen  e raportit mes tyre duke thënë se gjeneza e kësaj është rregullimi i raportit të Xhulit me Stresin.

“Mendoj që gjithçka ka nisur kur Juliana dhe Stresi filluan të bëhen bashkë. Mbresa ka pretenduar që këtë vendim, Juliana të shkojë e ta pleqërojë me të aleancën me Stresin”.

“Por, Juliana vendosi ta bëjë armëpushimin me Stresin pa e pyetur askënd, kjo është gjeneza Mbresës i doli situata jashtë kontrollit, sepse preferon çdo gjë ta ketë në kontroll”, është shprehur Curri.

Akuzat dhe kundërakuzat mes tyre kanë vazhduar, saqë në një moment Xhuli i tha Mbresës se nuk është nëna e saj që të vrapojë pas saj gjithë kohën.