Site icon Telegrafi

Vazhdojnë ngacmimet mes Xhulit dhe Atdheut, shfaqen të afërt me njëri-tjetrin

Xhuli Nura ka shprehur një pëlqim tashmë për banorin e ri të Big Brother VIP Kosova, Atdhe Xheravinën.

Ajo tha se është e hapur për njohje të reja, ndërkohë që është parë vazhdimisht në krahët e tij.

Së fundmi banorët qenë pre e një rrengu duke menduar se ka ditëlindjen ish-konkurrenti i “Përputhen” dhe me këtë rast iu përgatit një tortë nga Nura.

Foto: Screenshot/Youtube

Pas kësaj, dyshja u shfaqën duke biseduar me njëri-tjetrin teksa nuk munguan as puthjet e përqafimet.

Lexo po ashtu Xhuli Nura shpreh pëlqim për Atdheun: Dua ta njoh më shumë

Duket se ata po vazhdojnë të kenë një afrimitet të madh, përkundër se nuk janë shprehur më shumë në lidhje me këtë raport.

Foto: Screenshot/YouTube

Ngacmimet janë të shumta, por në vazhdim pritet të shihet se di do të rrjedhë marrëdhënia e tyre.

Theksojmë që banori i fundit që iu bashkua shtëpisë së famshme është aktori Vedat Bajrami. /Telegrafi/

Exit mobile version