Telegrafi

Vazhdojnë kritikat për VAR-in, si ndryshon tabela e Ligës Premier nëse teknologjia nuk do të përdorej në këtë edicion

Në edicionin e kaluar, Liverpooli ishte akuzuar se është duke u ndihmuar nga VAR-i dhe kështu në fund triumfojë, pasi fitojë titullin pas më shumë se 30 vitesh.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe në këtë sezon, së paku deri më tani, pasi The Reds janë dëmtuar në disa raste.

Liverpoolit deri më tani i janë anuluar nga VAR-i plotë pesë gola – dy të cilat erdhën së fundmi ndaj Brightonit në javën e kaluar.

Tabela aktuale e Ligës Premier/Flashscore

Mohamed Salah dhe Sadio Mane ndaluan festën e tyre, kur video asistenti i gjyqtarit tregoi se ata ishin në pozitë jashtë loje, për disa milimetra.

Nuk ka asnjë dyshim se pa VAR-in, skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp do e kishte fituar atë takim.

GiveMeSport ka krijuar një tabelë se si do të ndryshonte tabela e Ligës Premier nëse teknologjia nuk do të përdorej në futboll.

Liverpooli do të ishte lider, derisa Tottenhami do kishte minus një pikë, Chelsea pa ndryshime, favorizim i madh do ishte për Wolvesin e Aston Villënm ndërsa Manchester United duket se është ndihmuar më shumë nga VAR-i. /Telegrafi/

Foto: GiveMeSport