Telegrafi

Vazhdojnë befasitë e këtij afati kalimtar: Kyle Walker te Fenerbahce?

Fenerbahce është i interesuar për mbrojtësin e Manchester Cityt, Kyle Walker dhe po përgatiten të bëjnë një ofertë për të.

Anglezi ka humbur një pjesë të sezonit aktual për shkak të lëndimit dhe është paraqitur rrallë për kampionin në fuqi të Ligës Premier edhe kur ishte i gatshëm.

Ai ka bërë dhjetë paraqitje në Ligën Premier, por asnjë në Ligën e Kampionëve dhe largimi i tij konsiderohet si një mundësi.

Lexo po ashtu Joao Cancelo rrugës për te Bayern Munichu

Kontrata e Walker me Manchester City skadon në verën e vitit të ardhshëm, por ai mund të jetë jashtë klubit para kësaj.

Gjiganti turk e dëshiron mbrojtësin dhe është gati të paraqesë një ofertë për anëtarin e Citizens, sipas A Spor.

Oferta e klubit turk që po përgatitet kap shifrën midis 6 dhe 7 milionë euro dhe trajneri i Fenerbahçes, Jorge Jesus, e do lojtarin në skuadër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Fenerbahce

Në Turqi, afati i transferimeve është e hapur deri më 8 shkurt dhe sugjerohet se interesimi i Fenerbahçes për Walker mund të bëhet më intensiv në dy-tre ditët e ardhshme.

Walker pretendohet të jetë i hapur për një aventurë të re dhe Fenerbahce dëshiron që ylli i Manchester City të ndihmojë në garën e tyre për titull. /Telegrafi/