Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Vasfije Krasniqin në pozitën e të dërguarës së posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës.
Ajo ka thënë se Krasniqi i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarve përreth botës”, ka shkruar presidentja në llogarinë e saj në “X”.
I’ve appointed @VasfijeKrasniqi as Presidential Special Envoy on sexual violence during war.
She’s given voice to the pain of thousands of women raped during the war in ??. In her new role, she’ll continue the quest for justice & will amplify the voices of survivors around the? pic.twitter.com/PhGhR0udgJ
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 30, 2023
Vasfije Krasniqi është e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe e para që publikisht ka rrëfyer historinë si dhe përjetimet e saj.
Vite më parë ajo kishte postuar në faqen e saj në Facebook një letër të hapur për njeriun që e ka përdhunuar në vitin 1999.
Ndërsa, më pas ka dhënë rrëfimin e saj për torturat që ka përjetuar gjatë luftës në një intervistë për televizionin publik të Kosovës. /Telegrafi/