Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki tha sot se shpreson se disa trupa amerikane, që janë paraparë të largohen nga Gjermania, do të dërgohen në Poloni.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka urdhëruaruar Pentagonin që të shkurtojnë numrin e trupave amerikane të vendosura në Gjermani.
Kjo do të bëjë që numri i trupave amerikane në Gjermani të shkurtohet për 9,500. Aktualisht në Gjermani janë të vendosur 35,00 trupa.
“Sinqerisht shpresoj që si rezultat i shumë bisedimeve që kemi pasur… një pjesë e trupave që sot janë të vendosur në Gjermani, që po tërhiqen nga SHBA-ja… do të vijnë në Poloni”, tha Morawiecki. “Ky vendim i përket SHBA-së”, tha ai. /REL/