Ai është një nga reperat më të njohur në tregun muzikor shqiptar, por ndryshe nga kolegët e tij, Varrosin nuk e kishim parë kurrë nëpër intervista.
Numri 2 i grupit të njohur, OTR, ka folur ekskluzivisht për emisionin Thumb të Aulonës e Fatmës lidhur me temën më të nxehtë të kohëve të fundit: sherrin Noizy-Enca!
“Për Encën kam shumë respekt, i kemi marrëdhëniet shumë të mira. Thjeshtë nuk kam qejf përçarjet në grup”, ka treguar reperi i pyetur se pse po ndërmjetëson konfliktin mes dy kolegëve.
“Siç e thashë, jam edhe në sulm edhe në mbrojtje për grupin”, është shprehur ai duke shtuar se të vërtetën e sherrit të famshëm nuk e di as vet.
“Pasha Zotin as vet nuk e di, sepse e mbajnë shumë sekret! Sepse sekrete ka edhe në familje…”, është shprehur Varrosi.
I pyetur se anën e kujt mban, reperi i “30 vet” ka dhënë një përgjigje diplomatike: “Sigurisht që anën e Noizyt, por ama edhe Encën e dua shumë!”.
Kështu duket se Enca Haxhia vazhdon të jetë pjesë e OTR. /Telegrafi/