Është konsideruar si e turpshme koreografia e tifozëve të Crvena Zvezdas në duelin kundër Partizanit të Beogradit për shkak të përzgjedhjes që kanë bërë në derbin më të madh në Serbi.
Tifozët vendas përgjatë tribunave në stadiumit “Rajko Mitic” kanë vënë ngjyra të ngjashme me ato të flamurit ukrainas, mbi të cilët kanë formuar kryqe dhe gurë varresh.
Media të ndryshme të rajonit kanë raportuar se tifozët e njohur si ‘Delije’ me këtë koreografi kanë asocuar në varrezat me ngjyra ukrainase pas sulmit rus ndaj Ukrainës. Ky veprim i turpshëm dhe i tmerrshëm i tifozëve të Crvena Zvezdas ka marrë kritika të shumta në rrjetet sociale.
https://twitter.com/TBowdery27/status/1497997054643159043
Shpjegimi tjetër që vjen nga mediat serbe është se në koreografinë e tifozëve vendas para ndeshjes, në të gjithë tribunën kishte fillimisht një varrezë, që është ‘simbol’ i tifozëve të rivalit të zjarrtë, Partizanit (Grobari).
Megjithatë, pas fillimit të ndeshjes, në mes të tribunës është shtrirë fotografia e Vojislav Micovic, aktor i njohur i kinematografisë jugosllave dhe serbe, nga filmi “Maratonistët vrapojnë rrethin e nderit”.
Bëhet fjalë për një personazh që në film ka thënë fragmentin e njohur “Mirëmbrëma” dhe ndër të tjera në film i ka trembur njerëzit në varreza, gjë që ka qenë një mesazh i fshehur për tifozët e Partizanit. Veç kësaj, në fotografi Micovic kishte në kostum edhe stemën e ‘Delije’, tifozëve të Crvena Zvezdas. /Telegrafi/
Sramotna koreografija navijača @crvenazvezda_en u Beogradu. Groblje u bojama ukrajinske zastave pic.twitter.com/kdfVyXFP6D
— Istraga.ba (@IstragaB) February 27, 2022
It is about a character from the movie "Maratonci trče počasni krug", played by Vojislav Mićović, who rises from the grave. Delije pointed out the message "Good evening" under his character, reminding of the cult scene. pic.twitter.com/KacemxdVN0
— Александар 🇶🇦 (@AleXandarZR) February 27, 2022