Komisionari për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryeministrin Avdullah Hoti.
Varhelyi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me Hotin ka pasur diskutime të jashtëzakonshme.
“I kënaqur për progresin që është bërë në takimin e së hënës në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë, BE është e gatshme që të punojnë në rrugën e përbashkët për avancim drejt zhvillimit ekonomik dhe pajtimit”, ka shkruar ai./Telegrafi/
Great discussion w PM @Avdullah Hoti of #Kosovo today. Pleased that good progress was made at Monday’s high-level meeting of #EU-facilitated dialogue. As to agreements signed at @WhiteHouse, #EU ready to work on common follow-up to advance economic development & reconciliation. pic.twitter.com/fATgN1AeS9
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) September 8, 2020