Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi u shpreh sot se BE-ja duhet të vendosë për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Twitter, Varhelyi tha se ka mirëpritur vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez për çështjen e hapur me Maqedoninë e Veriut.
“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ecën përpara”, shkruan Varhelyi.
Këtë të premte, Bullgaria miratoi rezolutën në të cilën mbështet propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjidhjen e ngërçit me Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/
Welcome the cross party decision of the ?? parliament giving clear mandate for the approval of the ??proposal. Now we need EU decision to hold the first IGC w/ ?? & ??. Europe moves forward!
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 24, 2022