Telegrafi

Vardy: Mund të transferohem në MLS ose Kinë

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy ka thënë se është i interesuar të luajë jashtë vendit, në ndonjë kampionat larg Evrope dhe jo në Ligën Premier.

Vardy ka pasur një sezon fantastik në vitin kur Leicester City u bë kampion në Angli, dhe sezonin e kaluar pati disa luhatje.

Lexo po ashtu Atletico kërkon njërin nga Vardy apo Sanchez

Megjithatë, ofertat në drejtim të sulmuesin anglez nuk kanë munguar asnjëherë, ku shumica kanë qenë nga skuadrat e mëdha të Ligës Premier.

Por, këto oferta nuk janë pranuar nga Vardy dhe Leicesteri, ndërsa tani sulmuesi anglez ka theksuar se një lëvizje në drejtim të MLS-së ose Superligës së Kinës është në agjendën e karrierës.

Lexo po ashtu Totti – Guardiola, 32 kombinimet që me shumë mundësi nuk i mbajnë mend as vet lojtarët, pasi ndoshta kanë harruar se kanë luajtur së bashku (Foto)

“Jam kontraktuar me Leicesterin dhe do të shohim sa lartë mund të shkojmë”, ka thënë fillimisht Vardy për The Times.

Vardy duke festuar njërin nga shumë golat e tij

“Gjatë rrugës, mund të ketë një mundësi për të shkuar në MLS ose Kinë”.

“Do të ishte diçka që do të doja të përjetoja”.

“Unë e di se do të përfshijë lëvizjen e familjes përsëri, por kjo do t’u japë atyre një përvojë ndryshe për të parë kultura të ndryshme”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/