Site icon Telegrafi

Vardy dhe Mahrez largohen nga Leicesteri për t’u bashkuar te një tjetër klub i madh

Riyad Mahrez raportohet se është duke kërkuar largimin nga Leicester City, pas raportimeve se Jamie Vardy dhe N’Golo Kante kanë arritur marrëveshje për largim.

Mahrez, që fitoi titullin e më të mirit në Premier Ligë, ishte ndër kryesorët në suksesin e kampionit të ri anglez.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Sulmuesi Vardy besohet se është afër Arsenalit, ndërsa Kante do të vendosë për të ardhmen pas Euro 2016, transmeton koha.net.

Tani, sipas “Goal”, Mahrez është duke menduar për të ardhmen, ndërsa klubi mendon ta mbajë duke i ofruar një kontratë të re.

Arsenali besohet se është ndër më të interesuarit për lojtarin.

Exit mobile version