Telegrafi

Varane i tha Real Madridit të harrojë ofertat nga Chelsea e PSG dhe të përqendrohet vetëm te Man Utd

Nënshkrimi i fundit i Manchester Unitedit, Raphael Varane i ka thënë Real Madridit të injorojnë oferta nga ekipet e tjera, pasi francezi kishte ndarë mendjen për të ardhmen.

Djajtë e Kuq kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit qendror francez përpara sezonit të ri në një marrëveshje prej rreth 50 milionë eurosh.

Megjithatë, sipas mediumit ESPN, klube tjera të mëdha si Chelsea dhe Paris Saint-Germain treguan interes për mbrojtësin shtatgjatë.

Lexo po ashtu “10 vite të jashtëzakonshme në një klub që unë do ta mbaj gjithmonë në zemër, tani fillon një kapitull i ri” - Varane i jep lamtumirën Real Madridit

Varane, megjithatë, e informoi Realin dhe i tha drejtuesve se ai donte vetëm një transferim në Old Trafford.

Të dy klubet përfundimisht ranë dakord për një tarifë transferimi dhe lëvizja është në pritje vetëm që Varane të udhëtojë në Angli për të përfunduar testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Unitedi do të kërkojë ta bashkojë Varanen me kapitenin Harry Maguire si zgjedhje e tyre e parë e qendrës së mbrojtjes për sezonet e ardhshme. /Telegrafi/