El Clasicon e 270 e ka fituara skuadra mysafire e Barcelonës.
Real Madrid ka pësuar humbje para shikuesve të vetë kundër katalunasve me rezultat 3-0.
Pas takimit për mediat spanjolle ka folur Raphael Varane, i cili ka treguar se kush e bëri dallimin në këtë takim.
“Kur ne luanim mirë, nuk arrinin të shënonim, por ata këtë e bënë. Dallimi këtu ka qenë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, por fillimi i pjesës së dytë ishte fatal sepse patëm rënie fizike”
“Ky rezultat nuk ndryshon vitin 2017, por do ta startojmë 2018 në një mënyrë më të mirë. Ne jemi Madrid dhe kurrë nuk do të dorëzohemi”.
Mbrojtësi francez pati një paraqitje solide dhe për këtë u vlerësua me notën 5.8.
Pas kësaj, Barcelona zë pozitën e parë të renditjes tabelore me 45 pikë ndërsa Reali mbetet në të katërtën me 31 sosh. /Telegrafi/