Mbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane pranoi se Manchester Unitedi ishte i interesuar në shërbimet e tij.
Reprezentuesi i Francës arriti në Santiago Bernabeu në vitin 2011, kur Mourinho ishte ende në krye të gjigantëve të La Ligas.
Varane është lidhur me një kalim të mundshëm në United dhe 24-vjeçari konfirmoi se kishte pasur interes nga klubi i Ligës Premier.
I pyetur në El Larguero nëse ai ishte thirrur nga Mourinho për të shkuar në United, Varane tha: “Jo, jo drejtpërdrejt”.
“Kishte kontakte, por jo direkt”, shtoi mbrojtësi francez.
Mbrojtësi 24-vjeçar është një lojtar që i pëlqen shumë Mourinhos dhe portugezi do të bëjë çmos për ta transferuar gjatë verës.
Para disa ditëve u raportua se Djajtë e Kuq janë gati të ofrojnë 60 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Varanes.
Transferimi në Old Trafford nuk është se nuk i pëlqen edhe Varanes, pasi francezi kishte vetëm lavdërime për yllin e Unitedit, Romelu Lukaku, të cilin e cilësi si njërin nga kundërshtarët më të vështirë. /Telegrafi/