Telegrafi

VAR nuk kapi momentin e lojës me dorë nga Van Dijk – aty ku edhe filloi aksioni i golit të vetëm të shënuar nga Liverpooli

Liverpooli fitoi me shumë vështirësi në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

The Reds fituan 1-0 në shtëpi ndaj Wolverhampton Wanderers me golin që u shënua nga Sadio Mane në minutën e 42-të.

Por, Virgil van Dijk fillimisht kishte prekur topin me dorë e më pas pasoi te Adam Lallana që asistoi më pas te senegalezi.

VAR duket se nuk e ka kapur momentin e lojës me dorë të holandezit, duke e lejuar lojën të rrjedhtë.

Në anën tjetër, Wolves shënuan golin e barazimit me anë të Pedro Netos (45’+3), por në mënyrë të çuditshme, VAR-i e anuloi atë. /Telegrafi/