Site icon Telegrafi

VAR i ndaloi ndeshjet në La Liga për mbi 30 minuta

Përdori i VAR-it në La Liga është futur në vitin e dytë, mirëpo në këtë fundjavë kaloi duke i shpenzuar 36 minuta për të marrë vendime në ndeshje.

Vamos Movistar ka analizuar ndërhyrjet e VAR-it në ndeshjet e ligës spanjolle, duke humbur 32 minuta e 26 sekonda për t’i shikuar numrin e rasteve të dyshimta.

Ndërprerja më e madhe ndodhin në fitoren e Granadas ndaj Velta Vigos, që zgjati për nëntë minuta e pesë sekonda, derisa nga fusha ishin largua dy lojtarë me karton të kuq.

Marca raporton se këto ndalesa nga Video Asistenti i Gjyqtarëve janë të papranueshme dhe se po e pengon rrjedhën e lojës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga La Liga

Një tjetër ndeshje që ishte penguar ta zhvillonte ecurinë e lojës ishte edhe ajo kur Getafe barazoi me Real Betisin, duke u humbur gjashtë minuta e 52 sekonda.

Por, ndeshje të tilla që u është humbur minutazha ishin edhe si ajo në fitoren e Real Madridit ndaj Levantes, ku ishte ndaluar për katër minuta e 56 sekonda, derisa Mallorca dhe Athlletic Bilbao kishin humbur katër minuta e 18 sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version