Manchester United e ka mbyllur në epërsi 1-0 pjesën e parë ndaj Liverpoolit.
Djajtë e Kuq dhe The Reds po përballen në kuadër të javës së tetë të Ligës Premier në Old Trafford.
Marcush Rashford (37’) e shënoi golin e vetëm në 45 minutëshin e pjesës parë nga asistimi i Daniel James.
Por ishte minuta e 43-të që e acaroi Jurgen Kloppin, pasi VAR e anuloi golin e Sadio Manes shkaku i lojës me dorë.
Trajneri gjerman nuk u pajtua me këtë vendim, duke shprehur pakënaqësinë te gjyqtari i katër i ndeshjes. /Telegrafi/
https://twitter.com/kloppoynwa/status/1185953235531718657