Real Madridi po zhvillon ndeshjen e gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube.
Madrilenët arritën të zhbllokonin rezultatin në të 35 minutë me anë të mesfushorit Casemiro, i cili realizoi gol me kokë.
Por, pas protestave të shumta të futbollistëve të skuadrës së Al Jaziras dhe pas verifikimit përmes video asistencë, gjyqtari akordoi pozitë jashtë loje për Cristiano Ronaldon.
https://youtu.be/o7k2E8UolCc
Pesë minuta më vonë, pas një kundërsulmi skuadra arabe kaloi në epërsi kundër madrilenëve përmes Romarinhos.
Theksojmë se pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi të skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndryshe, finalisti i parë i Botërorit është skuadra braziliane e Gremios, e cila mposhti me rezultat minimal prej 1-0 Pachucan. /Telegrafi/
https://youtu.be/CeqPJ_Pv7I8