Vendalimet kufitare dhe pikëpagesat nëpër rrugët e Maqedonisë sot kanë parë kolona të gjata automjetesh. Qytetarët kërkonin freski por ishin të detyruar të prisnin të paktën 1 orë për të kaluar kolonën dhe rrëmujën, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vozitësit janë shfaqur nervozë dhe të dëshpëruar për pritjen. Në kufi me Greqinë ka shumë pritje, si pasojë e mosnjohjes së dokumenteve të identitetit nga Greqia dhe kjo shkaktonte pritjes shtesë dhe mllef tek qytetarët që duhej të plotësonin formulare shtesë.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë apelojnë për kujdes dhe respektim të shenjave të komunikacionit. Gjithashtu apelohet që të udhëtohet gjatë natës, për të ju ikur temperaturave të larta./Telegrafi/