Site icon Telegrafi

Vangjel Tavo del nga SPAK: U pyeta për një kallëzim të bërë në vitin 2021

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Tavo foli shkurt për mediat. Ai tha se u thirr si person në dijeni për një kallëzim që kishte bërë në 2021.

Vangjel Tavo mori postin e prefektit të Vlorës në mars të këtij viti duke zëvendësuar në detyrë Flamur Mamajn.

Ai ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013. /Telegrafi/

Exit mobile version