Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 tha se komunikimi i tij me Ministrin e drejtësisë është në nivelin më të ulët të mundshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Komunikimi me Ministrin e drejtësisë është ulur në nivelin më të ulët të mundshëm. Në disa raste u mundova ta kontaktoj nëpërmjet telefonit, por ishte e pasuksesshme. Paramendoni, nga emërimi i tij si ministër nuk ka realizuar asnjë takim me kryetarin e Gjykatës Supreme”, tha Vangellovski.
Në pyetjen se pse gjendja ndërmjet tyre është në atë nivel, Vangellovski u përgjigj se për këtë gjë duhet të pyetet ministri./Telegrafi/