Sulmuesi holandez, Robin Van Persie mund të rikthehet përsëri në futbollin anglez.
Holandezi që vitin e kaluar u largua nga Manchester United për t’iu bashkuar Fenerbahces nuk është i kënaqur në Turqi.
Mediat angleze kanë raportuar se skuadra londineze, West Ham United është duke tentuar rikthimin e tij në Angli.
‘Çekanët’, do të luajnë në Ligën e Evropës dhe trajneri i tyre Slaven Bilic është duke kërkuar Van Persien.
Skuadra nga Londra është e gatshme të paguajë shtatë milionë euro tek Fenerbahce për transferimin e Van Persiet. /Telegrafi/