Robin van Persie mund të bëjë një rikthim në Ligën Premier.
Është vetë klubi turk, Fenerbahce që zbuloi se sulmuesi do të largohet nga klubi këtë verë.
Holandezi, i cili u bashkua me skuadrën turke verën e kaluar, ka qenë e pavendosur që nga ardhja e tij në klub, dhe sipas The Mirror, ai do të donte një të kthim të tijin në Angli.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Van Persie? Ne jemi duke pritur për blerësit, në qoftë se ai dëshiron të shitet”, deklaroi presidenti i Fenerbahces, Azil Yildirim.
Skuadra më e interesuar për shërbimet e ish-sulmuesit të Manchester Unitedit është West Hami. /Telegrafi/