Site icon Telegrafi

Van Dijk zbuloi skandalin që bëri gjyqtari Zwayer me të përfunduar ndeshja Holandë-Angli

Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk ka zbuluar se çfarë bëri gjyqtari Felix Zwayer menjëherë pas fishkëllimës së fundit.

Të mërkurën mbrëma, lojtarët e Gareth Southgate arritën të triumfonin falë golit të minutës së 90-të të Ollie Watkins, që vulosi vendin e Anglisë në finalen e Euro 2024 të së dielës mbrëma kundër Spanjës.

Duke folur pas fishkëllimës së fundit, kapiteni i dëshpëruar i Holandës, Van Dijk foli për referin: “Gjqyari shkoi në zhveshtore menjëherë pas bilbilit të fundit, kjo thotë shumë”.

Holandezët mbetën të pakënaqur pas penalltisë së diskutueshme, si dhe dështimit të tij për të dhënë një goditje nga këndi kur një top u devijua në fund nga John Stones.

Lexo po ashtu Gary Neville dhe Ian Wright bënë debat "të nxehtë" për penalltinë e Anglisë

Van Dijk shtoi: “Nuk kam fjalë. Të pranosh kaq vonë, është e tmerrshme. Kjo dhemb shumë. Më duhet të qëndroj këtu, por as nuk di çfarë të them. Kjo dhemb shumë”.

Ish-futbollisti holandez, Pierre van Hooijdonk tha në NOS: “Felix Zwayer, vendose atë në listën e zezë. Penalltia në pjesën e parë, momentet e shumta në pjesën e dytë, këto momente kanë vendosur rezultatin përfundimtar të kësaj loje”. /Telegrafi/

Exit mobile version