Virgil Van Dijk është zgjedhur si lojtari më i mirë i javës së finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur.
Liverpooli ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Tottenhamit ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar të shtunën mbrëma në Wanda Metrolitano.
Golat në këtë fitore të skuadrës së Jurgen Klopp u shënuan nga Mohamed Salah (2′) dhe Divock Origi (88′).
Megjithatë, merita të mëdha në këtë triumf të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve pati edhe reparti i mbrojtjes.
🥇 Bravo, #UCLfinal winner Virgil van Dijk 👏👏👏#UCL | #POTW | @FTBSantander pic.twitter.com/tmXnXCAes5
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) June 3, 2019
Pikërisht lideri i mbrojtjes së Reds, Van Dijk, është zgjedhur si lojtari më i mirë i finales.
Mbrojtësi holandez është votuar nga fansat e faqes zyrtare të Ligës së Kampionëve, duke u zgjedhur më i miri. /Telegrafi/