Telegrafi

Van Dijk u turpërua nga sulmuesi i Salzburgut që shënoi gol brilant

Liverpooli është duke e mposhtur Red Bull Salzburgun me rezultat 4-3 në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, Sadio Mane i kaloi në epërsi The Reds me një asistim nga Roberto Firmino.

Në minutën e 25-të erdhi bashkëpunimi i Trent Alexander- Arnold dhe Andy Robertsonit, derisa ky i fundit realizoi një gol të bukur.

Firmino ishte përsëri në listën e asistuesve, derisa për 3-0 shënoi Mohamed Salah (36’).

Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë e vendasëve me anë të Hwang Hee-Chan që e dribloi mjaftë mirë Virgil van Dijkun.

Pjesa e dytë filloi mirë për RB Salzburgun që shënoi për 3-2 me anë të Takumi Minamino në minutën e 56-të.

Pas vetëm katër minutash mysafirët e barazuan rezultatin në 3-3 me golin e shënuar nga Erling Braut Haland.

Por, Mohamed Salah (69’) e riktheu epërsinë për Liverpoolin me sulmuesin brazilian që kompletoi het0trik të asistimeve.

Driblimin që i bëri lojtari i Salzburgut mbrojtësi më të mirë në botë e bën të duket si një amator. /Telegrafi/