Telegrafi

Van Dijk: Të luajturit futboll të rrugës më ka bërë më të mirë në lojën një kundër një  

Virgil van Dijk ka shpjeguar shkëlqyeshëm se si luajtja e futbollit në rrugë e bëri atë lojtar të mirë në situatat një kundër një.

Van Dijk përfundoi një sezon të tërë në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve pa u dribluar nga asnjë kundërshtar i vetëm.

Lexo po ashtu Koeman: Harrojeni Messin, Topin e Artë e meriton Van Dijk

Ai është bërë makthi më i keq i një dribluesi dhe lideri i mbrojtjes së Liverpoolit ka zbuluar sekretin pas statistikës së tij të pabesueshme.

27-vjeçari holandez beson se edukimi i tij në rrugët e Holandës e ka ndihmuar atë të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror.

Van Dijk gjatë një dueli me Messin (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Kam pasur dobi nga shumë njerëz, por edhe duke luajtur shumë në rrugë”, ka thënë fillimisht Van Dijk.

“Kam luajtur në shumë ndeshje me pesë lojtar (futboll të vogël) kur isha më i ri dhe më pëlqente të sulmoja edhe në ato ditë, kështu që e kuptove se si sulmuesit mund të mendonin në situata të caktuara”.

“Natyrisht që vjen edhe me përvojë në karrierën time profesionale, por mendoj se nëse doni të përparoni si mbrojtës apo sulmues, atëherë vazhdoni të luani në rrugë me miqtë tuaj”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/