Site icon Telegrafi

Van Dijk: Të luaja për Liverpoolin ishte një ëndërr

Liverpool ka vazhduar garën në kuadër të FA Cup.

The Reds triumfuan para shikuesve të vetë kundër rivalit lokal Everton me rezultat 2-1.

Golin e dytë dhe të fitores e shënoi në debutim Virgil van Dijk, i cili njëkohësisht është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Liverpool e bleu për rreth 85 milionë euro nga Southampton

Shtatgjati holandez realizoi gol me kokë pas një rivënie këndore të Roberto Firminos shtatë minuta para përfundimit të takimit.

Me këtë rast ka folur edhe vet protagonisti i takimit, Van Dijk ku ka pohuar se ishte një gol i veçantë për të.

“Çfarë mbrëmje. Është ndjenjë e mrekullueshme të jem këtu, goli është shumë special për mua dhe familjen time. Të luaja për Liverpoolin ishte një ëndërr. Të shënosh është edhe më e veçantë”, ka thënë Van Dijk.

Ndryshe, Liverpool do ta mësojë kundërshtarin e radhës pasi të zhvillohen të gjitha ndeshjes e xhiros së tretë. /Telegrafi/

https://youtu.be/sL5mzH5BGSA?t=1

Exit mobile version