Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk do të ishte i lumtur të përballej me Ajaxin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Shtatgjati pranon se takimi me gjigantët holandezë do të ishte e veçantë, por edhe fantastike për futbollin evropian.
Liverpooli gjatë mbrëmjes së kaluar eliminoi Bayern Munichun në saje të rezultatit të përgjithshëm 3:0 (0:0).
“Nuk më intereson aspak, mund të ballafaqohemi sërish me ndonjë klub anglez. Ajaxi? Ky do të ishte një ballafaqim interesant .Por do të ishte e vështirë, sepse Ajax është duke bërë paraqitje fantastike në Ligën e Kampionëve”, pohoi holandezi.
Ai më tutje foli për triumfin kundër bavarezëve, ku pohoi se “ishte një fitore e madhe, shumë mirë që jemi në tetë të fundit. Ne luajtëm shumë mirë, veçanërisht në gjysmën e dytë”.
Ndryshe, Liverpooli do të mësojë gjatë ditës së nesërme kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit në Nyon. /Telegrafi/