Virgil Van Dijk nuk duket njeri që mund të bëjë çfarëdo pune, pasi sot është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, kur Liverpooli e pagoi 75 milionë funte.
Ai së fundmi është zgjedhur edhe si lojtari më i mirë në Ligën Premier, por 10 vjet më parë, ai ishte pjatalarës dhe fitonte tri euro në orë në një restorant në Breda.
Van Dijk , në atë kohë 17 vjeç, punoi në kuzhinë në katin e dytë të ‘Oncle Jean’, një restorant në një cep të këndshëm të qytetit të tij të lindjes në Holandë.
Mbrojtësi, i lindur nga një nënë nga Surinamet dhe baba holandez, ishte pjesë e Willem II dhe kalonte kohë edhe te Oncle Jean, mes shkollës dhe stërvitjeve.
Një dekadë në vonë Van Dijk , është ‘Lojtari i Vitit’, ndërsa po udhëheq Liverpoolin në luftën e tyre kundër Man Cityt në garën për titullin kampion.
Ai synon që t’i japë fund ‘agjërimit’ 29-vjeçar të klubit për një trofe të Ligës.
Jacques Lips, pronar i restorantit, tregon se si i tha ta linte futbollin dhe të përqendrohej në një punë.
Pra, kur Van Dijk u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, kur u transferua në Anfield nga Southampton në janar të vitit të kaluar, Lips ishte shtangur.
“‘Qëndro këtu, Virgjil i thashë”, tregon Lips për Daily Mirror.
“Ai ishte një punëtor i mirë, pastronte fort dhe e bënte punën e tij siç duhet. Ai ishte gjithmonë këtu në dy netët më të ngarkuara të javës”.
“Ai po stërvitej shumë dhe përpiqej të bëhej profesionist, ishte anëtarësuar në akademinë e fqinjëve, Willem II”.
Pagat e Van Dijk do të shkonin në festat e McDonalds për të dhe miqtë e tij, kur ndërroi klub.
Por pas nënshkrimit për FC Groningen, mbrojtësi shtatlartë paratë i tij i shpenzoi për mësimet e vozitjes, që ta lërë biçikletën dhe ta marrte një veturë.
Nuk e panë gjigantët holandez, por as Willhemi që e ishte aty
Ish futbollisti i Man Cityt, Fons Groenendijk, tani trajner te Den Haag, ishte te Willem II në shkurt të vitit 2009.
“Virgil ishte në U-19, vetëm me 17 vjeç kur un e morra Willem II (shkurt 2009) dhe nuk W dinim se çfarë lloj futbollisti ishte”.
“Virgjili ishte një ‘junior’ dhe unë kurrë nuk e kisha parë të luante. Në fakt, as nuk e dija se kush ishte ai”.
“Në një fazë, kam dëgjuar se kishte disa djem të talentuar në U-19, por nuk ishte momenti për t’i sjellë fëmijët në një betejë ku ishim duke luftuar për të rënë”, tregon ai.
Pra Willem II dhe Groenendijk, nuk arritën të shihnin potencialin e tij. Top klubet si Ajax, PSV dhe Feyenoord, nuk e kishin vërejtur Van Dijkun. Ai ishte lojtar normal për syrin e tyre.
Dhjetë vjet më pas, asnjë lojtar në Ligën Premier nuk ka arritur ta driblojë atë gjatë këtij sezoni.
Përballja me vdekjen dhe rikthimi
Van Dijk sa ishte i ri u godit nga abscesi helmues në stomak, sa ishte në Groningen.
Ai humbi shumë kilogram dhe kishte frikë edhe për jetën e tij.
Robert Maaskant, shefi i Groningenit, tregon për SunSport: “Nëna e Virgjilit e çoi në spital, ajo nuk mund të prishte më, ose ndoshta ai nuk do të kishte qenë më në mesin tonë”.
“Ai u shtrua në spital dhe kjo e bëri shumë të dobët, kur u kthye ishte mbetur prapa për gati gjysmë sezoni”.
“Por ne e vumë atë në një program individual, e mori vetëm shumë lehtë në sezonin e parë dhe kur ai filloi të luajë tregoi vlerën e tij menjëherë”.
Kalimi te Celtic
Në vitin 2013, vetëm gjashtë vjet më parë, kreu i rekrutimit te Celtic, John Park, po e kërkonte Mike van der Hoorn e Utrecht.
Por atij ia kapi syri mbrojtësin kundërshtar, Virgil Van Dijk.
“Virgjili ishte i sigurt. Shihej duke menduar. Në rregull thash, do ta provoj këtë, por nëse nuk funksionon, do ta marr një tjetër”.
Goditja e Parkut doli duhura, pasi shumë shpejtë Van Dijk u mishërua në futbollin britanik.
Ai ende është aty. I pakalueshëm. /Telegrafi/